Cassano nuk i ndal kritikat ndaj Mourinhos: E bëri Romën të luaj në një mënyrë të padenjë
Antonio Cassano duket se ka nisur një “luftë” të vërtetë ndaj Jose Mourinhos.
Ish-futbollisti barez e akuzon portugezin si një trajner që e ka bërë Romën të luajë në një mënyrë të padenjë dhe sipas tij, Mourinho është trajneri më i dobët në këto 10 vitet e fundit.
“Unë nuk hedh “rërë” në sytë e njerëzve, unë jam mësuar të flas të vërtetën. Them mendimin tim dhe askush nuk mund të më ndalojë. Prej dy vitesh më kritikojnë mbi atë që them për Mourinhon, për mua ai është trajneri më i dobët në këto 10 vitet e fundit. E ka bërë Romën të luajë në mënyrë të padenjë.
Njerëzit e Romës japin shpirtin për atë skuadër dhe unë e di mirë, ka fituar simpatinë e shumë njerëzve duke folur nëpër tym. Por, nëse fryn pak erë atëherë e vërteta del në shesh. Nuk më intereson fare për rezultatet që ka arritur, ka dy vite që është në drejtimin e skuadrës dhe ka shpenzuar shumë. Edhe këtë vit ka shpenzuar, por shoh që skuadra nuk bën do tre pasime radhazi, tani do që unë të tallem dhe të them të pavëreteta?”, u shpreh Cassano.