Cassano kritikon Leaon: 5 muaj pa shënuar dhe mendon që është fenomen
I ftuar në emisionin “Domenica Sportiva”, ish-sulmuesi Antonio Cassano është fokusuar gjatë te Rafael Leao.
Fjalët e tij nuk kanë qenë dhe aq inkurajuese për sulmuesin portugez të Milanit.
“Duke qenë se kampionati në Itali nuk është i një niveli shumë të lartë, problemi është se ai mendon se është fenomen dhe ka njerëz që e ndjekin. Ai është një lojtar i mirë që ka forcë të madhe fizike. Po njerëz si Kaká, Rui Costa, Vinicius sot, sa para duhet të marrin? Kërkoi shumë para dhe ia dhanë, tani vlen 120, 130, 140 milionë? Për çfarë po flasim? Po flasim për një lojtar normal që ka forcë fizike.
Ai shënoi tetë gola (në fakt 12, red.), por për 5 muaj e gjysmë nuk shënoi në kampionat (ai qëndroi jashtë për një muaj për shkak të dëmtimit, red.) Duhet të kujtojmë se në kampionatin italian nuk ka cilësi, nuk ka intensitet dhe nuk ka ritëm, kanë kaluar 5 muaj e gjysmë pa shënuar gol.
Më pas bën dy lojëra, dy përshpejtime “Aahh, është i fortë, është ia vlen…”. Çfarë? Kur luaja 10-15 vjet më parë ai nuk mund të luante as në ekipe që luftonin për vendin e gjashtë apo të shtatë”, ka thënë mes të tjerash Cassano.