“Casillas është portieri më i mirë i të gjitha kohërave”

“Casillas është portieri më i mirë i të gjitha kohërave”

Ish-portieri italian, Gianluigi Buffon ka dhënë mendimin e tij për atë që duhet të cilësohet si portieri më i mirë në histori.

“Falënderoj njerëzit që mendojnë se jam portieri më i mirë i të gjitha kohërave, por nuk jam. Ata mendojnë kështu, sepse unë zgjata shumë.

Por për mua, portieri më i mirë i të gjitha kohërave është nga Spanja, Iker Casillas luajti për klubin më të madh në Evropë dhe fitoi gjithçka, si në klub ashtu edhe në kombëtare”, tha Buffon.

Buffon e mbylli karrierën vetëm gjatë kësaj vere.

Share This