Casillas: Donnaruma është i fortë, keq që po kritikohet

Casillas: Donnaruma është i fortë, keq që po kritikohet

Ikona e Real Madridit, Iker Casillas ka folur për portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma.

Sipas Casillasit, ‘gardiani’ i parisienëve, është i fortë, dhe sipas spanjollit, Donnarumma po kritikohet pa arsye.

“Ai është i fortë dhe më vjen keq që është kritikuar shumë kohëve të fundit. Në Kampionatin Evropian ishte protagonist i padiskutueshëm. Ai tani po kalon momente të vështira të PSG-ja”, ka thënë Casillas.

“Ai filloi në moshën 16-vjeçare, pothuajse si unë dhe Buffon, andaj vërtet kërkohet shumë guxim”, ka theksuar ish-portieri i Real Madridit.

Share This