Casemiro në Arabinë Saudite, Man United gjen pasuesin e brazilianit
Manchester United raportohet se është i impresionuar nga mesfushori brazilian i Atalantës, Ederson.
Braziliani sipas mediave të huaja, është cak i “Djajve të Kuq” në afatin kalimtar të kësaj verë.
Ederson nga krerët e Man Unitedit shihet pasues i denjë i Casemiros, ky i fundit me gjasë në fund të këtij sezoni, do të transferohet në Arabinë Saudite.
Braziliani thuhet se do të jetë lojtari që do të marrë përgjegjësin për mesfushën e skuadrës nga “Old Traffordi”.
Krerët e klubit anglez, siç raportohet, gjatë terë sezonit e kanë vëzhguar Ederson-in, madje skautët e Man Unitedit ishin të pranishëm në ndeshjen Atalanta-Juventus (2-2), të dielën që lamë pas.