Casemiro mes “viktimave” të revolucionit të United në 2024-ën, zbulohet destinacioni i brazilianit
Casemiro mund të jetë mes “viktimave” te Manchester United në janar.
Sipas raportimeve të medieve britanike, ish-mesfushori i Real Madridit do të jetë “viktimë” e revolucionit që “Djajtë e Kuq” po përgatitin për vitin 2024.
Megjithatë, 31-vjeçari nuk mendon kurrsesi ta mbyllë me futbollin, pasi për të janë “ndezur sirenat” nga Arabia Saudite dhe kështu mesfushori brazilian mund të vendosë të largohet nga futbolli evropian në merkaton e dimrit.
Deri më tani këtë sezon, Casemiro numëron 12 paraqitje, 4 gola dhe 1 asist me ekipin e Ten Hag, që aktualisht renditet në vend të gjashtë të Premier League me 21 pikë në 12 ndeshje.