Carvajal konfirmon lëndimin: Do të jem jashtë fushës për disa muaj
Real Madridi nuk do të mund të llogarisë për periudhë të gjatë në shërbimet e Dani Carvajal.
Carvajal mbrëmë pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen Real Madrid-Villareal (2-0).
Mbrojtësi i djathtë i Spanjës mbeti duke bërtitur nga dhimbja pasi duket se zgjati tepër gjurin e tij gjatë një përplasjeje me Yeremy Pino.
Carvajal përmes llogarisë së tij në Instagram, ka konfirmuar lëndimin e rëndë.
“U konfirmua lëndimi i rëndë i ligamentit kryqëzor, do të më duhet të kaloj në një operacion dhe do të jem jashtë fushës për disa muaj. Jam tashmë duke pritur të filloj rikuperimin dhe të kthehem si një bishë”, ka shkruar 32-vjeçari.