Capello: PSG, skuadër qesharake pa Mbappen

Capello: PSG, skuadër qesharake pa Mbappen

Fabio Capello nuk bën lojëra fjalësh kur duhet të japë opinionin e tij për një çështje futbolli, ai flet troç, madje me fjalët më të ashpra të mundshme.

“Pa Mbappen, PSG është një ekip qesharak. Ata nuk janë ndër favoritët për Ligën e Kampionëve. I pashë dy ndeshjet e para ku treguan futboll qesharak, pastaj Mbappe u kthye dhe ne pamë një ekip tjetër.” Kështu është shprehur Fabio Capello, i pranishëm në studion e “Sky” kur u pyet për PSG-në e re të Luis Enriques.

Sipas ish-trajnerit italian, kampionët në fuqi të Manchester City-t mbeten favoritët kryesore edhe për këtë sezon”.

Në një tjetër pasazh, Capello komentoi formacionin titullar të Piolit:

“Jam i habitur nga mungesa e Reijnders, i vetmi që di të shpikë një pasim vertikal dhe që e kthen lojën shpejt. Në një ndeshje në shtëpi, që Milani duhet të fitojë.”

Share This