
Capello për Taren: Një drejtor i vërtetë
Ditët e para të Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit po shoqërohen me lëvdata dhe vlerësime të shumta, teksa ai e ka arritur të bindë Massimiliano Allegrin për t’u rikthyer në stolin kuqezi.
Milani tashmë e ka zyrtarizuar rikthimin e strategut italian.
Legjenda e futbollit italian, Fabio Capelo, në një deklaratë për “La Gazzetta dello Sport”, e ka vlerësuar lartë Taren.
“Tare është një drejtor i vërtetë, ndërsa Allegri është një trajner i madh. Shqiptari është një person që merr vesh shumë nga futbolli. Jam i bindur se ka qenë një faktor me shumë peshë në vendimin që mori Allegri për t’u rikthyer”, ka thënë Capello.
Ai është i bindur se ndikimi i Allegri do të jetë i madh tek lojtarët e Milanit.
“Me një trajner si Allegri, lojtarët e Milanit nuk do të sillen më ashtu siç u sollën vitin e kaluar”, ka theksuar Capello.