Capello për Ronaldon: Ai nuk është gjeni, ndërsa Messi…

Capello për Ronaldon: Ai nuk është gjeni, ndërsa Messi…

Në funksion të ceremonisë Laureus World Sports Awards 2024, edicioni i 25-të i të cilit është planifikuar për sot në Madrid në orën 20:00, Fabio Capello-s iu kërkua të lidhte fjalën “gjeni” me disa kampionë nga bota e futbollit.

Nga Diego Armando Maradona te Ronaldo, “Fenomeni”, deri te Lionel Messi dhe CR7, të cilët kanë dominuar skenën ndërkombëtare në 15 vitet e fundit.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar i madh, ai fitoi tituj, Topin e Artë, por nuk është aq i madh sa Messi. Ronaldo është një golashënues i madh dhe mund të bëjë gjithçka, por ai nuk është një gjeni”.

“Messi? Një ditë, 20 ose 25 minuta pasi kishte nisur ndeshja iu afrova Rijkardit dhe i kërkova që ta huazonte tek unë për atë sezon. Ai ishte një gjeni. Lojtari i Barcelonës, Lamine Yamal ka shumë cilësi dhe është shumë interesant, por nuk do të jetë gjeni. Messi, Pelé dhe Maradona ishin gjeni”, ka përsëritur me forcë ish-trajneri italian.

Share This