Capello mesazh Tuchel-it para sfidës me Shqipërinë, kjo është këshilla e tij

Capello mesazh Tuchel-it para sfidës me Shqipërinë, kjo është këshilla e tij

Për Fabio Capellon, Anglia është shumë pranë një suksesi të madh nëse arrin që të përmirësohet një aspekt të vetëm. Italiani, në vigjilje të takimit me Shqipërinë, i ka dhënë një këshillë Tuchel-it.

Për ish-trajnerin e “Tre Luanëve” mes viteve 2007-2012, gjermani duhet të ndryshojë mentalitetin e një kombëtareje, të cilës i duhet fare pak për tu shndërruar në fituese.

“Mendoj se të gjithë trajnerët e Anglisë duhet që sapo të marrin këtë post të punojnë me aspektin psikologjik të lojtarëve”, tha italiani.

Trajneri i njohur kishte fjalë të mira për Southagte, i cili sipas tij kishte bërë gjithçka mirë duke arritur në dy finalet e dy Evropianëve të fundit.

“Gareth bëri një punë fantastike pasi udhëhoqi ekipin drejt dy finaleve. Por për fatin e keq Anglia në 90’ e fundit kishte frikë të fitonte pasi nuk luajti me sigurinë e një ekipi të madh”, theksoi Capello.

Share This