
Capello: Fitimi i një titulli me Brazilin, objektivi i fundit i Ancelotti-t
“Carlo Ancelotti është trajneri më i rëndësishëm në botë, ai që ka fituar më shumë, ai është numri një absolut dhe gara e fundit më e rëndësishme për të do të ishte fitimi i një titulli me Brazilin”.
Ish-futbollisti dhe trajneri Fabio Capello ka folur në lidhje me mundësinë që Ancelotti të shkojë si trajner i kombëtares braziliane.
Lidhur me kritikat që po merr trajneri në Spanjë, Capello tha se, “Ancelotti përpiqet të jetë më i miri dhe se këtë vit ka pasur vështirësi sepse Real Madrid nuk ka ekuilibër. Blancos u mungon mbrojtja”.