Capello “elozhe” dhe kritika për “yllin” e Milan: Leao ka cilësi të çmendura, por pak konfuz
Padyshim është një nga trajnerët më ikonikë të futbollit.
Fabio Capello është nga ata emra që nuk do të harrohet kurrë, sidomos për “historinë” që shkroi, me “Kuqezinjtë” e Milan, në fillimin e viteve ’90, ku fitoi 4 herë titullin kampion, 3 Superkupa të Italisë, 1 UEFA Champions League, si dhe 1 Superkupë Evrope.
Mirëpo, duket se “Kuqezinjtë” e tanishmë nuk kanë pikën e lidhjes me ata që drejtonte ai, teksa në një intervistë për prestigjiozen italian, “Gazzetta dello Sport” e ka shprehur qartazi se “Zikaltërit” e Inter janë skuadra më e fortë për momentin në Italisë, por jo vetëm kaq, pasi gjatë intervistës “strategu” ka folur edhe për “yllin” e Milan, Rafael Leao, nuk kanë munguar as komplimentet e këshillat.
“Për Milann nuk mjafton vendi i tretë. Besoj se në këtë moment dhe me nënshkrimet që kanë bërë, Milan është më i fortë se Juventus. Leao ka cilësi të çmendura, por është pak konfuz. Sigurisht, edhe në konfuzion, është pothuajse gjithmonë ai që çekuilibron, është pothuajse gjithmonë ai që shpik diçka dhe zgjidh lojërat. Qoftë vetëm sepse me të në fushë kundërshtarët duhet të lëvizin të gjithë mbrojtjen e tyre në një anë”, shprehet ish-tekniku i “Kuqezinjve”.