Calhanoglu për Asllanin: Ka shumë kualitet

Calhanoglu për Asllanin: Ka shumë kualitet

Të gjithë janë të rëndësishëm, të gjithë janë të dobishëm. Megjithatë, disa janë thelbësorë. Calhanoglu i përket kësaj kategorie.

Ai nuk është i vetmi në skuadër në dispozicion të Inzaghit, por situata nuk ndryshon: ka një Inter me turkun dhe ka një Inter pa të dhe kur flasim për Champions League kjo bëhet edhe më e qartë kur kujtojmë ndeshjen debutuese kundër Real Sociedad ku u ndje padyshim mungesa e Hakan.

Tani Calha po përgatitet për debutimin e tij evropian, vjen kundër Benfica-s, një skuadër ndryshe nga ajo që sezonin e kaluar i dha Interit ndërgjegjësimin se mund të bënte gjëra të mëdha në Champions League, por gjithmonë e rrezikshme.

Krahas ndeshjes Champions, Calhanoglu ka folur dhe për mesfushorin kuqezi, Kristjan Asllani, i cili është projektuar për të qenë zëvendësuesi i tij:

“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Fola me të menjëherë, ai ka shumë cilësi, ajo që i themi njëri-tjetrit mbetet mes nesh. Unë i them të jetë më agresiv, me më shumë uri edhe në duele. Ai po mëson dhe po përmirësohet, një djalë i mrekullueshëm që dëgjon”.

Share This