
Calhanoglu për Asllanin: Është i talentuar
“Ai është jashtëzakonisht i talentuar, ka cilësitë për të luajtur për Interin”.
Hakan Calhanoglu nuk i kursen fjalët e mira për Kristjan Asllanin, zëvendësuesin e tij te skuadra e Interit.
“Sigurisht që nuk është e lehtë për të, por ne po e ndihmojmë, ai meriton më shumë. Kur kishte hapësirë, e bëri punën e tij. Duhet të vazhdojë kështu”.
Për Interin dhe ambiciet e tij personale: “Shpresojmë të fitojmë gjithçka. Sigurisht që përpiqemi ta përfaqësojmë Interin në mënyrën më të mirë të mundshme, ne kemi një përgjegjësi të madhe, e dimë. Në Itali tashmë kam fituar gjithçka, qëllimi im është të fitoj Champions League duke qenë se dy vjet më parë humbëm finalen. Dhe ndoshta edhe të fitoj Topin e Artë”.