Çalhanoglu për Asllanin: E kam si vëlla të vogël, ai duhet të jetë pasardhësi im!
Gjatë një interviste për “Corriere dello Sport”, Hakan Çalhanoglu është pyetur edhe për Kristjan Asllanin, i cili konsiderohet edhe si pasuesi i tij natyral.
“Ai duhet që të jetë pasuesi im. Për mua është si një vëlla i vogël. Po mundohem ta ndihmoj dhe ai më dëgjon shumë. Ai ka shumë kualitet, por njëkohësisht është i vetëdijshëm se duhet që të përmirësohet ende. Ne jemi lojtar të Interit dhe si të tillë gjithmonë duhet që të tregojmë diçka. Ai po mëson dhe ne jemi gjithmonë të gatshëm që ta ndihmojmë. Jam i bindur se pas meje ai do të ketë një rol më të rëndësishëm”, ka thënë Çalhanoglu.