Calhanoglu: Kam refuzuar miliona për Interin
Hakan Calhanoglu është kthyer tashmë në një element shumë të rëndësishëm tek Interi, sepse është ai që zotëron çelësat e mesfushës zikaltër.
Oferta të shumta erdhën në drejtim të turkut nga Arabia Saudite, por vetë lojtari konfirmon se i ka refuzuar ato.
“Po, është e vërtetë, që kam refuzuar disa oferta. Vendosa që të mos largohem, sepse e dua Interin”, ka thënë Calhanoglu.
Mesfushori i ka bërë të ditur klubit se është i gatshëm që të zgjasë bashkëpunimin me zikaltërit.
“Falenderoj Ausiliom, sepse e di që unë dua të qëndroj. Kur erdhën ofertat, i thashë klubit, vendosni ju”, ka shtuar turku.
Calhanoglu ka folur edhe për largimin nga Milani për t’u bashkuar me rivalët e Interit.
“Të gjithë mendonin që ishte një çështje ekonomike, por paratë nuk janë gjithçka. Thelbësore është që të ndihem i rëndësishëm dhe këtë ndjej këtu. Tifozët kuqezi thonë që kam bërë gabim, sepse humba titullin në vitin 2022. U uroj më të mirën, por e ardhmja do të tregojë të vërtetën. E mbaj mend ndeshjen e parë me Interin, kundër Genoas. Isha nervoz sepse nuk e dija si do reagonin tifozët, por edhe i sigurt që dashuria do të vinte, sepse kam besim në cilësitë e mia. Kur tifozët të japin shumë, duhet t’ua kthesh në të njëjtën mënyrë”, ka thënë mes të tjerash Calhanoglu.