Calhanoglu: Jam i nënvlerësuar, nuk jam larg Modriçit
Mesfushori turk i Interit, Hakan Calhanoglu mendon se është i nënvlerësuar.
Reprezentuesi i Turqisë, që konsiderohet një nga më të mirët në skuadrën e Simone Inzaghit, thotë se është në top pesë mesfushorët më të mirë në planet.
“Jam i nënvlerësuar. Nuk jam larg nivelit të Modriç”, ka thënë Calhanoglu.
“Mendoj se jam në top 5 mesfushorët më të mirë në botë”, ka theksuar turku.