Calhanoglu e përsërit: Jam ndër pesë mesfushorët më të mirë në botë

Calhanoglu e përsërit: Jam ndër pesë mesfushorët më të mirë në botë

“Muaj më parë kam thënë se jam ndër pesë mesfushorët më të mirë në botë dhe askush nuk më besoi. Por unë besoj në veten time, i di cilësitë e mia dhe nuk kam frikë nga askush”.

Kështu është shprehur ylli i Interit, Hakan Calhanoglu në një intervistë për “DAZN”.

Ish-futbollisti i Milanit, është duke bërë një sezon të madh me skuadrën “Nerazzurre”.

Ai tashmë është një nga pikat kryesore në skuadrën e Simone Inzaghit, skuadër që është në rrugë të mirë ta fitojë titullin e kampionit në Itali, derisa formë të lartë Interi po shfaq edhe në Ligën e Kampionëve.

“Askush nuk i shënon golat që i shënoj unë. Unë shënoj gola nga larg dhe bëjë gjëra të mira”, ka theksuar  Calhanoglu.

Ai shpreson të vazhdojë më formën e mirë në mënyrë që ta ndihmojë Interin drejt objektivave, titullin e kampionit në Itali dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Share This