Caktohet paga minimale, 350 euro, bruto
Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për caktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës.
Duke propozuar ndryshimin e pagës minimale, kryeministri Albin Kurti ka thënë se më 17 gusht 2011 ishte hera e fundit kur është rritur paga minimale.
“Sot pas 13 vitesh po e ndryshojmë këtë duke modifikuar pagën minimale për të gjitha moshat pa dallime. Niveli i ri do të jete 2 euro për orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj me orarë të plotë. Kjo pagë minimale do t’i prekë 150 mijë të punësuar”, shtoi Kurti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vendimi hyn në fuqi më 1 tetor.
“Hiqet diskriminimi për grup moshat. Është përcaktimi edhe i pagës minimale me orë. Paga minimale, e përcaktuar sot, do të hyjë në fuqi që nga data 1 tetor”, tha Murati.