Caicedo: Do të kthehet Moises i vjetër

Caicedo: Do të kthehet Moises i vjetër

Mesfushori i Chelsea-s, Moises Caicedo, ka folur për periudhën e keq që po kalojnë “Blutë” e Londrës këtë sezon të garave në Premier League.

Chelsea u mund nga Evertoni (2-0), të dielën që lamë pas ndeshjes kjo e zhvilluar në kuadër të Premier League-s.

Mesfushori ekuadorian është i bindur se ai do të rigjejë formën e mirë. Caicedo beson se skuadra e tij do të gjejë formën e fitoreve.

“Do të kthehet Moises i vjetër, do të gjejë formën e mirë dhe do t’i gëzojmë tifozët e Chelsea-s”, ka thënë ai.

“Jam i qetë. Duhet të qëndrojë mendërisht i fortë. Pochettino më ka mbështetur gjithmonë”, ka theksuar Caicedo.

Share This