Cagliari-Inter, kështu mbyllet kjo supersfidë
Inter dominon dhe fiton me rezultatin 0-2 ndaj Cagliarit në “Unipol Domus”, në takimin e fundit të javës së dytë të Serie A.
Skuadra e Inzaghit zhbllokoi sfidën në minutën e 21’, me Dumfries që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Thuram.
Ndërsa vetëm nëntë minuta më pas Lautaro dyfishoi avantazhin e “zikaltërve” pas asistit të Dimarcos.
Në fraksionin e dytë Interi pati edhe disa raste të tjera për të thelluar më tej rezultatin, porn ë fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2.
Kështu Cagliari pëson humbjen e parë të sezonit dhe renditet në vend të 15-të me një pikë, teksa Interi merr fitoren e dytë radhazi dhe renditet në vend të tretë me gjashtë pikë, pas Milanit kryesues dhe Napolit të vendit të dytë.