Burri vdes pas dërgimit në emergjencë, në vendngjarje u gjet armë e fishekë
Një person në Prishtinë është dërguar dje me autoambulancë në Emergjencë dhe aty ka ndërruar jetë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po hetohet pasi në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një revole me karikator me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular.
Tutje Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.