Bundesliga, Bayern Munich synon kreun
Bayern Munich do të ketë shansin të shtunën të ringjitet në krye të Bundesligës, të paktën për 24 orë, në pritje të ndeshjes kryesore të javës së 13-të, midis Bayer Leverkusen e Borussia Dortmund.
“Bavarezët”, që kanë kanë dy pikë më pak, presin Union Berlin, skuadra në krizë të thellë, që javën e kaluar mori pikën e parë pas nëntë humbjeve radhazi.
Bayern fitoi minimalisht në Koln javën e kaluar, ndërkohë që në shtëpi ka lënë vetëm dy pikë, me Leverkusen.
Stugart, në vendin e tretë, pret Werder Bremen, që nuk fiton prej një muaji. Kreut synon t’i afrohet edhe Leipzig, pas hapit fals të javës së kaluar, kur humbi me Wolfsburg.
Nesër Leipzig pret Heidenheim, skuadra e ngjitur nga liga e dytë.