Buffon: Sfida ndaj Shqipërisë do të jetë delikate dhe e rëndësishme
Gianluigi Buffon fitoi me Italinë e tij titullin kampion bote në vitin 2006.
Tani me një rol drejtuesi në kombëtaren e kaltër, ish-portieri do të kthehet në Gjermani si kampion i Evropës dhe me mision mbrojtjen e trofeut.
“Kthimi në Gjermani do të jetë i bukur, ashtu si fakti që tani jam shef i delegacionit i një grupi të shkëlqyer dhe një skuadre, që për mua është e një niveli shumë të lartë. Do të jemi protagonistë, sepse kështu kërkon historia jonë, për të mos thënë që na e imponon”.
Italia do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion Evrope pikërisht kundër Shqipërisë në sfidën e parë më 15 qershor në Dortmund. Duke njohur rivalët e tjerë të Grupit B, Bufon pret ndoshta jo ndeshjen më të vështirë, por atë më delikate.
“Do të isha hipokrit po të thoja se kjo është ndeshja më e vështirë. Por me shumë mundësi do të jetë shumë delikate dhe e rëndësishme, pasi nisja në mënyrën më të mirë do të na bënte mirë të gjithëve”.
Italia ka nisur përgatitjet për finalet e Euro 2024, ndërsa trajneri Luciano Spalleti ka grumbulluar 31 lojtarë në listën paraprake.