Buffon analizon Kombëtaren e Shqipërisë në futboll
Gianluigi Buffon ka dhënë një intervistë së fundmi për “Tuttosport”, ku mes tjerash foli edhe për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Italia është në Grupin B, bashkë me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë.
Sa i përket Kombëtares shqiptare, legjenda italiane tha se duhet pasur kujdes.
“Të jemi të kujdesshëm për Shqipërinë, ata janë një ekip për t’u marrë në konsideratë. Gjithashtu, sepse ata janë të parët. Ndeshjet e para në këto ngjarje janë gjithmonë pak delikate dhe të tensionuara”, deklaroi Buffon.
Shqipëria pati paraqitje fantastike, duke përfunduar e para në grupin e saj, para Çekisë e Polonisë.
“Por unë mendoj se me gjithçka që po punojmë për Spallettin dhe stafin e tij, nëse ajo pritet mirë nga djemtë, shqetësimi im i vetëm do të jetë gjendja në të cilën do të arrijmë në Kampionatin Evropian”, vazhdoi tutje Buffon.
Buffon i vari këpucët në fund të sezonit të kaluar, duke i dhënë fund një periudhe pozitive dyvjeçare me Parmën dhe ai u bashkua me ekipin kombëtar të Italisë si koordinator i ekipit të tyre.