Buchanan vishet zikaltër, Interi prezanton blerjen e re
Interi ka zyrtarizuar blerjen e Tajon Buchanan nga Club Brugge.
Anësori kanadez, mbërriti në Itali ditën e djeshme dhe pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin zikaltër deri në vitin 2028.
Interi ka blerë përfundimisht kartonin e lojtarit, duke paguar 7 milionë euro plus bonuse në arkat e klubit belg, vlera totale e transferimit shkon rreth 10 milionë euro. Lojtari do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro plus bonuse në sezon.
Tekniku Inzaghi do të ketë në dispizicion një “shigjetë” të re në krahun e djathtë për të zëvendësuar si duhet të dëmtuarin Cuadrado.
Buchanan do të kthehet në Belgjikë për të mbyllur disa burokraci dhe më pas do të rikthehet në Milano dhe do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë për ndeshjen kundër Monzas në 13 janar.