Brunei heq vizat për kosovarët

Brunei heq vizat për kosovarët

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka publikuar fotografi të nënshkrimit të marrëveshjes me Sulltanin, Haji Hassanal Bolkiah, për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës e Bruneit.

“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona. Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Share This