Broja rikthehet te Chelsea?
Sulmuesi shqiptar i Evertonit, Armando Broja raportohet se mund të rikthehet te Chelsea.
Reprezentuesi i Shqipërisë është jashtë fushës së blertë për shkak të një lëndimi të pësuar pak ditë më parë, megjithatë, e ardhmja e tij tek Evertoni është në dyshim.
Sipas medieve britanike, Evertoni dhe Chelsea janë duke negociuar rikthimin e Brojës në ‘Stamford Bridge’.
Pak ditë më parë u raportua se ‘Blutë’ e Londrës i kanë ofruar Evertonit mundësinë që të kthejë Brojën, por në këmbim duhet të zgjidhte mes Kiernan Dewsbury-Hall ose Carney Chukwuemeka.
Ndërkaq, të mërkurën mësohet se Everton është gati të pranojë kushtin e Chelsea-s pasi lëndimi i Brojës do ta detyrojë lojtarin që të rikthehet në fushat e lojës pas më shumë se tre muajsh.