Broja rikthehet në aksion, gati për ndeshjen e radhës
Sulmuesi shqiptar i Chelsea-s, Armando Broja raportohet se është rikthyer në aksion.
Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, kishte munguar në ndeshjet e muajit tetor ndaj Republikës dhe Çekisë dhe Bullgarisë të fituar nga kuqezinjtë si dhe në derbin ndaj Arsenalit.
Sipas medieve britanike, 22-vjeçari është rikthyer në aksion dhe se ka lënë prapa lëndimin.
“Broja i është kthyer sërish në aksion”, shkruajnë mediet në ishull.
Sulmuesi kuqezi ka nisur përsëri stërvitjen me skuadrën e Chelseas dhe siç raportohet, ai do të jetë gati për ndeshjen e radhës.