Broja rigjen golin për Chelsea-n
Sulmuesi shqiptar i Chelsea-s, Armando Broja, i është kthyer golave.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka shënuar golin e parë për “Blutë” e Londrës në duel me Preston North End, ndeshje kjo që po luhet në kuadër të Fa Kupës.
Broja rrugën e golit e gjeti në minutën e 58-të pas asistimit të Gusto-s.
Aktualisht rezultati është 3-0 për Chelsean të cilën pak minuta e ndajnë nga kalimi në rundin tjetër të kësaj gare, e dyta për nga rëndësia në Angli.