
Broja për mungesën e tifozëve në stadium: Kur i kemi mbrapa luajmë më mirë
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja ka folur për mungesën e tifozëve “Kuq e Zi” në stadiumin ‘Air Albania’.
Për Klan Kosova ai tha se është kënaqësi për të ta sheh stadiumin plot, duke shtuar se luajnë më mirë kur i kanë ata mbrapa.
“Unë nuk hi në atë pjesë se jam vetëm lojtar, është kënaqësi me pa stadiumin plot se na jepin zëmër tifozët dhe lozim shumë më mirë kur janë me ne në stadium, edhe kur i dëgjojmë zërin e tyre. Është kënaqësi për ne kur janë tifozët mrapa ne” , tha Broja, transmeton Klankosova.tv
Ikja e tifozëve nga stadiumi u bë në formë proteste ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili ka marrë vendimin që të mos i jap bileta të organizuara këtij grupi të tifozëve.
Kombëtarja e Shqipërisë triumfoi me rezultat 3-0 ndaj Andorrës në ‘Air Albania Stadium’ në ndeshjen që u luajt në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.