Broja në qendër të merkatos, tri klube evropiane synojnë sulmuesin kuqezi
Wolves, Monaco dhe Bolonja po përpiqen për të përfunduar një marrëveshje të shpejtë për të transferuar sulmuesin shqiptar të Chelsea-s, Armando Broja.
22-vjeçari pritet të largohet përgjithmonë nga “blutë” e Londrës këtë verë, pasi ka kaluar gjysmën e dytë të sezonit në formë huazimi te Fulham.
Lojtari i kombëtares shqiptare është i vendosur të presë deri në përfundim të Euro 2024 përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Por konkurrenca për shërbimet e tij është intensifikuar javën e fundit, dhe kjo tani mund të përshpejtojë një marrëveshje.