Broja në Ipswich? Përgjigjet McKenna

Broja në Ipswich? Përgjigjet McKenna

Në konferencën për shtyp dy ditë para ndeshjes kundër Manchester Cityt, trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna foli edhe për tregun e transferimeve.

“Ka ende disa role ku ne mendojmë se duam të shtojmë diçka, sulmi është një prej tyre. Me nivelin e ligës dhe mënyrën se si operojmë, ne kemi nevojë për shumë lojtarë”.

McKenna komentoi në mënyrë diplomatike situatën në lidhje me Armando Brojën, qendërsulmuesin e Chelsea, i cili duket afër kalimit te Ipswich.

“Nuk ka asgjë të konfirmuar ende”, theksoi trajneri.

“Mendoj se është ende larg. Pra, deri atëherë nuk ka asnjë arsye për të komentuar”, ka pohuar McKenna.

Share This