Broja mund të bëhet “ujk”, Wolves futet në garë, por pengesë mbetet Chelsea
Pas dëmtimit të rëndë, Armando Broja nuk po arrin të gjejë hapësira, madje janë zvogëluar akoma më shumë pas kalimit të tij te Fulham.
Ky huazim rezultoi një dështim i madh duke bërë që sulmuesi kuqezi në përfundim të këtij sezoni të rikthehet te Chelsea, kjo ishte e parashikuar edhe në kontratë. Për fat të mirë, për Brojën ka ende shumë admirues, mbi të gjitha në Premier Ligë.
Është e qarta që Chelsea po bën plane pa Brojën në skuadër, për këtë arsye është nxjerr në shitje. Pengesa e vetme për klubet e interesuara është kërkesa e lartë e Chelsea-t, me blutë që e vlerësojnë kartonin e tij me 50 milionë paund.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Wolves është një nga skuadrat e interesuara për kartonin e sulmuesit kuqezi.
“Ujqërit” do të kërkojnë një qendërsulmues në verë dhe profili i Brojës i përshtatet shumë, por gjithçka mbetet në dorë të klubin londinez, nëse nuk ulin pretendimet e tyre, është e vështirë që Broja të largohet nga Chelsea me titull definitiv.