Broja: Gjermani 2024 me sjell buzëqeshjen, i tregoj botës se çfarë jam i aftë të bëj

Broja: Gjermani 2024 me sjell buzëqeshjen, i tregoj botës se çfarë jam i aftë të bëj

Armando Broja ka qenë në fokusin e “The Athletic”. Sulmuesi shqiptar i është prezantuar lexuesve të prestigjozes vetëm pak ditë përpara “Gjermani 2024”.

Broja shpjegon se ky event do të jetë një mundësi e artë për t’iu prezantuar globit…

“Djali i Blerinës dhe Xhevahirit, i lindur në një qytezë të vogël në perëndim të Londrës në 2001, Broja është pjesë e listës provizore të Silvinjos për ‘Euro 2024’”, prezanton “The Athletic” sulmuesin e Chelseas.

“Pjesëmarrjen në Europian është një mundësi për mua që t’i tregoj të gjithëve se çfarë jam i aftë të bëj. Sa herë që mendoj për këtë aventurë më sjell buzëqeshje. Kam ëndërruar të gjithë jetën që të jem pjesë e diçkaje si kjo”, tregon Broja.

Share This