Broja, Fulham bën gati ofertën e dytë zyrtare për Chelsean
Edhe pse na ndajnë shumë pak orë nga fundi i sesionit të merkatos dimërore e ardhmja e Armando Brojës mbetet ende një rebus.
Sulmuesi shqiptar, me statusin si lojtar i rritur në klub, duket se është në listën e të sakrifikuarve pasi siç është bërë me dije edhe më parë vlera që Çelsit arkëton nga largimi i tij konsiderohet e tëra si plus në bilanc.
Sipas medieve britanike në orët e fundit skuadra e Fulhamit ka bërë përpjekje serioze për ta blerë Brojën. Oferta e parë zyrtare për Brojën, Chelseas i shkoi ditën e djeshme. Fulham i kishte propozuar, klubit të “Stamford Bridge” për 22-vjeçarin huazim 6 mujorë me detyrim blerje për 25 milionë stërlina.
Kjo ofertë e parë është hedhur poshtë nga Chelsea ndërsa Fulham nuk është dekurajuar pasi sot ka prezantuar një tjetër ofertë të përmirësuar me dhjetë milionë stërlina.
Sipas ekspertëve të merkatos është çështje orësh që Chelsea të pranojë ofertën e përmirësuar, e cila është shumë “pranë” shifrës së kërkuar në fillim nga klubi për kartonin e lojtarit.