Broja është gati për derbin mes Chelsea dhe Arsenalit
Armando Broja, po stërvitet me ekipin e parë të Çelsit, përpara derbit në Premier Ligë kundër Arsenalit në fundjavë.
22-vjeçari, i cili u tërhoq nga grumbullimi me kombëtaren pas një dëmtimi sipas trajnerit Silvinjo, është parë të stërvitet normalisht me grupin e Maurisio Poçetinos këtë javë.
Broja ka luajtur dy ndeshje si titullar me Çelsin që prej rikthimit nga dëmtimi dhjetë mujorë.
Poçetino ka mbetur i befasuar me të që kur u kthye në skuadër, duke e përshkruar atë si shumë të talentuar. Ai do të konkurrojë me Nikolas Xheksonin për një vend në ekipin titullar.