Broja bën gjest lideri, shkon te tifozët pas humbjes

Broja bën gjest lideri, shkon te tifozët pas humbjes

Armando Broja përveç golave bën edhe “liderin”.

Edhe pse skuadrës së Çelsit nuk i mungojnë veteranët, sulmuesi shqiptar ka treguar se është prej atyre, të cilët nuk u ikin përgjegjësive.

Në fund të ndeshjes së humbur me Midëllsboroun, tifozët e Çelsit, të cilët ishin të pranishëm në “Riverside Stadium”, ishin dukshëm të irrituar nga humbja. Për t’i qetësuar mendoi Tiago Silva. Braziliani ishte i pari nga lojtarët e klubit nga Londra perëndimore, i cili iu afrua tifozëve.

Shembullin e 39-vjeçarit e ndoqën vetëm tri lojtarë të bluve. Levi Koluill, Alfi Gilkrist së bashku me Armando Brojën iu bashkuan Silvës dhe tentuan që të qetësonin tifozët. Ky gjest i tre lojtarëve është vlerësuar shumë nga mediet britanike, të cilat kanë vlerësuar futbollistët e lartpërmendur.

Share This