
Britania e Madhe do t’i japë Ukrainës akses në 1.6 miliardë paund për raketa të reja
Starmer njofton pas mbylljes së samitit që mblodhi liderët evropian, se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të lejojë Ukrainën të përdorë 1.6 miliardë paund nga financimi i eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë më shumë se pesë mijë raketa të mbrojtjes ajrore.
Ai thotë se këto do të bëhen në Belfast, duke krijuar vende pune në sektorin e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, raporton euronews
Starmer shton më tej se qëllimi është ta vendosë Ukrainën në pozicionin më të fortë, në mënyrë që të mund të negociojnë nga një pozicion i fortë.
Kryeministri britanik u shpreh se aleatët e Ukrainës do të diskutojnë planet për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në për të ecur përpara së bashku.
Starmer thekson se ai ka pritur liderët evropianë në Londër për të punuar së bashku për sigurinë e MB-së, Uklrainës dhe Evropës në tërësi.
“Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe të tjerët kanë rënë dakord të punojnë me Ukrainën “në një plan për të ndaluar luftimet. Më pas ai plan do të diskutohet me Shtetet e Bashkuara, dhe ai plan do të na çojë përpara së bashku”, shtoi Starmer.