Brighton dështon ndaj AEK, West Ham bën detyrën ndaj Backa Topola
Kanë përfunduar 8 sfidat e mbetura të mbrëmjes së kësaj të enjteje, të vlefshme për raundin e parë të fazës së grupeve të kompeticionit të dytë më rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Europa League.
Kështu, “pulëbardhat” e Brighton kanë zhgënjyer në “shtëpi”, teksa janë mundur me rezultatin e ngushtë 2 me 3, nga grekët e AEK, në një përballje të luftuar nga të dyja skuadrat. Për vendasit golat erdhën nga 2 penallti të shënuara, nga “bomberi” brazilian, Joao Pedro, mirëpo rrjetat e Djibril Sidibe, Mijat Gavinovic dhe Ezequiel Ponce, në minutat 11’, 40’ e 84’ nxorrën të “pavlefshëm”, golat e vendasve, duke siguruar kështu 3 pikë të arta.
Në krahun tjetër, “çekanët” e West Ham bënë detyrën ndaj çekëve të Backa Topola, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e pastër, 3 me 1, pavarësisht se goli i parë i sfidës erdhi nga miqtë, në minutën e 48’, ku Petar Stanic dërgoi topin në rrjetën e Fabianski. Pas goli të çekëve radhën e kishin vendasit, teksa fillimisht u realizuar nga një autogol nga Petrovic, e më pas erdhën golat e Kudus e Soucek, në minutat 66’, 70’ e 82’ të sfidës. /abcnews