Bremer: Derbi me Interin nuk e vendos titullin

Bremer: Derbi me Interin nuk e vendos titullin

Mbrojtësi brazilian i Juventusit, Gleison Bremer, mendon se dueli me Interin, do të jetë një ndeshje e vështirë, por sipas tij, nuk është sfidë që vendos titullin e kampionit në Serie A.

Dy pretendentët kryesor në garën për kreun e tabelës, do të përballen këtë fundjavë në derbin e madh italian dhe shumë të rëndësishëm në garën për titullin e kampionit.

“Me Interin do të jetë një duel deri në fund të kampionatit. Të marrësh një rezultat në Milano nuk është kurrë e lehtë. Për mendimin tim, kush fiton ndeshjen, nuk e fiton kampionatin. Ka ende shumë ndeshje, por është një hap i rëndësishëm”, ka thënë Bremer.

Ai ka përjashtuar mundësin që një ditë të vesh fanellën e Interit.

“A mendoj ndonjëherë se mund të kisha luajtur për Interin? Jo, jam në skuadrën e duhur”, thotë mbrojtësi brazilian.

Aktualisht tabelën në elitën e futbollit italian e kryeson Interi me 54 pikë, një më shumë së Juventusi.

Derbi Inter-Juve luhet të dielën në “San Siro”.

Share This