Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës, mposht Nigerinë
Bregu i Fildishtë është fitues i Kupës së Afrikës pasi që të dielën mundi Nigerinë, me rezultat 2-1, në finalen e madhe të këtij evenimenti të futbollit.
Finalja e Kupës së Afrikës, mes Nigerisë dhe Bregut të Fildishtë, ka dhuruar një ndeshje interesante, më të dy skuadrat që dhanë gjithçka nga vetja, derisa në fund festojë Bregu i Fildishtë.
Ekong (38’), kalojë në epërsi Nigerinë, kurse, Kessie (62’), barazoi shifrat në 1-1.
Golin e fitores se madhe për Bregun e Fildishtë e realizoi Haller (81’).
Përfundimisht Bregu i Fildishtë fiton trofeun e Kupës së Afrikës, i treti në historinë e kësaj kombëtare, por, kësaj radhe si vend organizator i turneut.
Kështu, “Elefantët” i bashkohen Nigerisë, përsa i përket më shumë trofeve të fituar, ndërsa më mirë se ta kanë bërë vetëm Gana, me 4 trofe, Kameruni me 5 trofe dhe Egjipti, rekordmen i kësaj gare, me plot 7 trofe të fituar.