Brazili fiton në miqësoren ndaj Anglisë
Kombëtarja e Brazilit e ka fituar derbin miqësore ndaj Anglisë.
Edhe pse “Tre Luanët” dominuan në “Wembley”, brazilianët shënuan fitore me rezultat minimal 0:1.
Sfida ishte e hapur me raste të njëpasnjëshme nga dy palët, por që iu munguan finalizimi.
Heroi rezultoi të jetë talenti i ri i Real Madridit Endrick, që shënoi pas një topi të kthyer nga goditja e Vinicius Juniorit (81’).
Brazil kishte rastet më të mira, derisa Anglia dominoi në posedim por të dy portierët bënë paraqitje fantastike.
Anglia në miqësoren e radhës do të përballet me Belgjikën, derisa Brazili luan me Spanjën.