Bostoni dhe Minnesota nuk lëshojnë kreun e Konferencave, Milwaukee në krizë

Bostoni dhe Minnesota nuk lëshojnë kreun e Konferencave, Milwaukee në krizë

Ekipi i Bostonit vijon të dominojë NBA këtë sezon, duke fituar sot 124-107 ndaj Portlandit.

Një ndeshje pa shumë histori, ku për Celtics u dallua Brown me 26 pikë. në Perëndim, skuadra e Minnesota komandon renditjen, duke fituar sot 127-117 ndaj Lakers. Reid me 31 pikë e Edwards me 26 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Hachimura për Lakers.

Fiton ekipi i Golden State, që në fushën e tij mposhti 118-110 Utah Jazz, sfidë ku u dallua Klay Thompson me 32 pikë. Humbja e katërt radhazi për Milwaukee, që u mund 122-109 në fushën e tij nga New York, duke hyrë në krizë. Brunson me 43 pikë ishte më i miri për nju-jorkezët. Pas kohës shtesë triumfon Philadelphia, që mundi 133-126 San Antonio. Protagonist ishte Maxey me 52 pikë.

Rezultatet

Boston – Portland                  124-107

Charlotte – Oklahoma          118-121

Orlando – Chicago                113-98

Phoenix – New Orleans       105-113

Toronto – Washington        130-122

Milwaukee – New York         109-122

San Antonio – Philadelphia 126-133

Brooklyn – Sacramento        77-107

Golden State – Utah Jazz     118-110

Lakers – Minnesota               117-127

Share This