Borrell: Kurti kërkoi që Radoiçiq t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë

Borrell: Kurti kërkoi që Radoiçiq t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se sot Kosova nuk dashti të mbajë takim trepalësh në Bruksel.

Ai në një konferencë për media pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se Kurti kërkoi që Milan Radoiçiq dhe grupi i tij t’iu dorëzohen organeve të drejtësisë në Kosovë.

“Diskutimet ishin siç pritej të vështira, siç kanë qenë gjithmonë. Në fund nuk pati një takim trilateral, Kosova nuk ishte e gatshme për këtë, Kosova nuk dëshironte të mbante këtë takim trepalësh, Serbia ishte gatshme ta bënte këtë”, ka pohuar Borrell.

“Asnjë progres për normalizim nuk mund të arrihej sot, kryeministri Kurti paraqiti tri kushte që të vazhdohet tutje në dialog për normalizim. Citoj së pari: ‘Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhen nga shefat përkatëse të qeverive, tërheqja e letrës së rezervimit që u dërgua në BE nga ish-kryeministrja e Serbisë, e datës 13 dhjetor 2023, ata po flasin për gjërat që kanë ndodhur gjashtë muaj më parë. Dorëzimi i Radoiçiti dhe grupit të tij paramilitar tek organet kosovare”, ka thënë Borrell.

Share This