“Bombë” nga Franca, arabët duan ta blejnë klubin francez, Zidane opsioni i parë për trajner
Mirëpo Zizu në 20 muajt e fundit i ka rezistuar kontratave të pasura, pasi është në pritje të ofertës së duhur dhe një projekti që mund ta drejtojë nga e para.
Duke qenë se nuk ekzistonte një opsion i tillë, asi i njohur ka kohë që është me pushime, por së shpejti mund t’i rikthehet punës.
Gjegjësisht, siç raportojnë mediat franceze, transmeton lajmi.net, të pasurit nga Arabia Saudite duan të blejnë Olympique de Marseille nga Frank McCourt dhe të vendosin Zinedine Zidane në krye tw shtabit teknik.
Marrëveshja është ende shumë larg pasi amerikani është një “negociator i vështirë” dhe për momentin nuk duket se ai ka ndonjë qëllim të shesë Marseillen.
Megjithatë, një rol të madh në të gjithë marrëveshjen mund të luajnë tifozët olimpik, të cilët janë të pakënaqur me rezultatet e viteve të fundit.
Sigurisht, sauditët mund të “blejnë” tifozët me para, domethënë mund të premtojnë investime të mëdha në Marsejë.
Plani është që gjiganti francez të marrë fonde të mëdha, siç ndodhi me Newcastle një vit e gjysmë më parë, dhe kështu të bëhet konkurrues në Evropë, por edhe t’i japë fund dominimit të Paris Saint-Germain në Ligën 1.
Sipas mediave vendase, Zidane dyshohet se u ka premtuar sauditëve se nëse bëhet blerja e Marseilles, do ta pranojë ofertën dhe do të marrë gjigantin nga “Velodrome”.
Interesant është fakti se nëse Zidane përfundon në stolin e kësaj skuadre, do të jetë kontakti i tij i parë me klubin nga vendlindja, pasi gjatë karrierës së tij si lojtar ai nuk u paraqit asnjëherë për Olimpique.