‘BOMBA’ e ditës, gjiganti spanjolle e do yllin e ‘Dardanëve’
Amir Rrahmani mund të ndryshojë ambient gjatë këtij muaji.
Gazetari italian, Giovanni Scotto, për “Radio Kiss Kiss Napoli” zbuloi se Atletico Madridi është klubi i interesuar për shërbimet e kapitenit të Kosovës.
Trajneri i skuadrës spanjolle, Diego Simeone, dëshiron ta përforcojë mbrojtjen me Rrahmanin.
Simeone thuhet se e ndjeki nga afër 29-vjeçarin, në ndeshjen e Napolit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Italisë thuhet se janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat në këtë afat të janarit për reprezentuesin dardan.
Për të interesim ka shfaqur së fundmi edhe Atalanta.
Amir Rrahmani me Napolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.