Boksierja Sadiku ankohet për kushtet: Nuk kam një sallë, toka nuk është e shtruar është beton

Boksierja Sadiku ankohet për kushtet: Nuk kam një sallë, toka nuk është e shtruar është beton

Boksierja Donjeta Sadiku është ankuar që akoma nuk ka kushtet adekuate për t’u stërvitur.

Sadiku, e ftuar në Sports Show në Klan Kosova, mes tjerash theksoi se ka bërë apel që të ketë vetëm një sallë.

“Mendoj unë nuk kam një sallë,  toka nuk është e shtruar është beton, me ardh dikush nga jashtë ku stërvitna nuk më beson”.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, kam bërë thirrje për të më ndihmuar, nuk jam duke kërkuar shumë, janë gjëra elementare për një sportist, salla nuk kërkon shumë investime, është e arsyeshme”, ka thënë Sadiku.

“Të them të drejtën, nëse isha kualifikuar nuk i kisha jep shumë më shumë zor me u përgatitë ma mirë, ka ndodhë mirë qysh kanë shkuar rrjedhat që nuk jam kualifikuar në Lojërat Evropiane, kualifikimin e kam në Milano, ka me qenë shumë afër Lojërave Olimpike. Do të përgatitem më mirë”, theksoi Sadiku.

Share This