Boksieri Driton Isenaj fitoi ndaj rusit Artem Karasev
Boksieri shqiptar Driton Isenaj, 24 vjeçar i lindur ne Vjenё, Austri fitoi meçin ndaj boksierit rus Artem Karasev, 31 vjeçar, nё kategorinë gjysmё tё rёndё.
Tё shtunёn boksieri profesionist Driton Isenaj korri fitore pas 8 rundesh tё luftёs nё kёtё meç ndaj boksierit rus. Ndeshja u zhvillua nё Goldenboy Show nё Lugner City tё Vienёs nё praninë e shumë shikuesve shqiptarë dhe atyre rus.
Bokseri me prejardhje nga Kosova me babain nga Istogu dhe nёnёn nga Prekazi triumfoi nё kategorinё gjysmё tё rёndё. Ai deri mё tani ka 6 meçe tё zhvilluara nё karreiren e tij, ndёrsa bokseri rus ka tё zhvilluara 70 meçe gjithsej.
Bokserit Isenaj pas fitorёs e cila ёshtё edhe simbolike nё prag tё 16 vjetorit tё pavarёsisё sё Kosovёs iu dhurua nё ringun e fitorёs medalioni tashmё i njohur me simbolin e shqiptarëve shqiponjёn kombёtare tё stolisur me diamente nga brendi shqiptar “FLORI Diamonds”.